RSS

Votimi per topin e Art deri me 29 nëntor .

FIFA ka marrë vendim që ta zgjasë kohën e votimeve për Topin e Artë, për shkak se një numër i madh trajnerësh dhe kapitenësh nuk kanë votuar.

Data e përfundimit të votimit ishte të premten e kaluar, mirëpo tash votuesit kanë të drejtë të japin votën e tyre deri më 29 nëntor, për të bërë zgjedhjen për çmimin prestigjioz që do të prezantohet më 13 janar në Cyrih.
Si pjesë e këtij vendimi të FIFA-s, edhe ata që kanë votuar, kanë të drejtë ta ndërrojnë votën e tyre.
“Për shkak të numrit të vogël të përgjigjeve nga trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare, po ashtu edhe nga përfaqësuesit e mediave, në mënyrë që të sigurohet numër adekuat i votave, FIFA dhe France Football e ka zgjatur afatin deri më 29 nëntor 2013”.
“Votat që tashmë janë dhënë, mund të ndërrohen deri më 29 nëntor”, ka thënë një zëdhënës i FIFA-s.
Lajmi vjen pasi kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, që është njëri nga favoritët, bëri një paraqitje mahnitëse duke shënuar het-trik ndaj Suedisë dhe duke ia siguruar kombëtares së tij pjesëmarrjen në ‘KB 2014’.
Nga ana tjetër, fituesi i katër viteve të fundit, Lionel Messi, është i lënduar dhe do të mungojë rreth dy muaj. /Telegrafi/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS