RSS

Ronaldo: E bëra punën time , përgjigjet i jap në fushë

Cristiano Ronaldo ka thënë se angazhimi i tij ishte për të mirën e Portugalisë e jo për t’i dëshmuar dikujt se është më i miri, ndërsa ka shtuar se as rekordi i Pauletas nuk ishte në mendjen e tij në ndeshjen ndaj Suedisë.

Portugezi shënoi het-trik (kundrejt dy golave të Zlatan Ibrahimovic) për ta dërguar përfaqësuesen e tij në ‘KB 2014’ dhe njëherësh barazoi rekordin prej 47 golash me Pauletan, për golashënuesin më të mirë në histori të kombëtares.
“Rekordet janë për t’u thyer. Nuk ishte prioritet. E dija që Portugalia kishte nevojë për mua. Nuk kam nevojë t’i dëshmoj askujt asgjë. Unë përpiqem ta bëj punën time dhe t’i jap përgjigjet në fushë”.
“E bëra punën për skuadrën. Është skuadra ajo që duhet uruar. Vuajtëm, padyshim, por kjo është mënyra si i fitojnë gjërat ekipet e mëdha”, ka thënë 28-vjeçari për Publico.
Përballja Suedi-Portugali ishte njëherësh edhe duel mes dy yjeve të përfaqësueseve, Ibrahimovic dhe Ronaldo, por ky i fundit ka thënë se kjo ndeshje nuk kishte të bëjë me rivalitet individësh.
“Unë nuk garoj me Zlatanin. Ai është një lojtar fantastik dhe ylli më i madh në Suedi, por unë nuk konkurroj me të. Unë luaj për skuadrën time”, ka deklaruar CR7. /Telegrafi/


  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS