RSS

Berlusconi : Galliani nuk largohet

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka konfirmuar se Adriano Galliani do të qëndrojë në pozitën e tij dhe nuk do të largohet nga klubi.

Presidenti është detyruar që të udhëtojë urgjentisht me helikopter për të takuar ekipin dhe mediat, por nuk arriti të jetë në stërvitjen në Milanello për shkak të shiut.
Sidoqoftë, Berlusconi ka folur për Milan Channel dhe ka deklaruar se Galliani nuk do të largohet.
“Arsyeja e vetme pse nuk erdha në Milanello ishte për shkak të motit të keq dhe jam i zhgënjyer”.
“Për çdo rast, Milani shkon përpara shumë i qetë. Adriano Galliani është më i çliruar tani, të gjithë po qëndrojnë në pozitat e tyre dhe Milani do të vazhdojë përpara i bashkuar”.
“Unë kam dashur që t’i them këto gjëra direkt për mediat. Situata në klub nuk do të ndryshojë. Galliani është i relaksuar pas darkës që kemi pasur në Arcore”, ka deklaruar Berlusconi.
Kështu hidhen poshtë të gjitha hipotezat e mundshme dhe dëshira e Gallianit për t’u larguar, pasi ky i fundit e komunikoi dorëheqjen për shkak të dëmtimit të imazhit që i kanë bërë drejtues të tjerë të mëdhenj në klub. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS