Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka hedhur poshtë sugjerimet se mbrojtësi i klubit mbretëror, Sergio Ramos, është në shitje për 65 milionë euro.
Mbrojtësi i Los Blancos besohej se ka pasur një konflikt me Ancelottin pas kartonit të kuq të marrë ndaj Galatasarayt, por Ancelotti ka hedhur poshtë se ai mund të ketë pasur konflikt, e lëre më të jetë në shitje.
“Unë nuk kam problem me Ramosin dhe Ramos nuk ka problem me mua”.
“Unë thjesht i kam thënë të mos lë hapësira pa i shikuara prapa sphinës. Ishte gjë taktike. Ai e bëri një gabim, por kjo nuk ndryshon asgjë. Është normale të bësh një gabim në fushë”.
“Ai është lojtar shumë i rëndësishëm dhe të gjithë e dinë këtë. Nuk do të lejoj kurrë largimin e tij, sepse është një prej mbrojtësve më të mirë në botë dhe ne duhet ta mbajmë atë”, u shpreh Carlito./TS/






