RSS

Lideri thellon diferencën

Tri pikë të reja për Arsenalin në Ligën Premier. Topçinjtë kanë përforcuar kreun e tabelës pas triumfit prej 3-0 në udhëtim te Cardiff City.

Mesfushori mbresëlënës, Aaron Ramsey, priti një top nga Ozil dhe i shënoi me kokë ish-klubit të tij (29’), natyrisht mungoi festa. Ndërsa tifozët e nderuan me brohoritje.
Kur po afrohej fundi i takimit, Mathieu Flamini e shënoi golin e sigurisë, pas një pasimi të përsosur të Mesut Ozil (86’).
Theo Walcott u inkuadrua në minutat shtesë dhe menjëherë tregoi praninë e tij në fushë duke asistuar te Aaron Ramsey që e shënoi golin e dytë personal (90’+3).
Arsenali ka 31 pikë në krye të tabelës dhe ndiqet nga Liverpooli, Chelsea dhe Evertoni që kanë nga shtatë pikë më pak.
Evertoni e ka zhvilluar ndeshjen e javës së 13-të (4-0 kundër Stoke Cityt), Chelsea luan ndaj Southamptonit, kurse Liverpooli në shtëpi të Hull Cityt./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS