RSS

Simeone: Gazin në maksimum ndaj Barcelonës

Diego Simeone nuk fshihet më pas gishtit. Fitorja e transfertës së Malagas e ka bërë me krahë trajnerin e Atletico Madrid që gjithsesi kërkon të ruajë euforinë në grupin e tij. 

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Djersitëm shumë për të fituar. Gjithsesi, duhet të mendojmë vetëm për ndeshjet e radhës dhe për momentin në mendjen tonë është Valencia për Kupën e Mbretit”. 

Por pavarësisht intervistës me tone diplomatike, Simeones i shpëton një qëndrim edhe për sfidën kundër katalanasve në javën e ardhshme.

“Do të jetë një sfidë shumë e vështirë por të jeni të sigurt se ne do të japim maksimumin. Pjesa tjetër nuk na takon sepse duhet të ndodhë ajo që do të ndodhë. E ritheksoj që do të jetë shumë e vështirë por ne nuk do të dorëzohemi”. 
 Në fund, tekn iku argjentinas rikthehet edhe një herë te fitorja në “La Rosaleda” ku goli i Coke bëri diferencën.

“Ishte shumë e rëndësishme të dilnim me tre pikë nga kjo transfertë. Malaga luajti një ndeshje shumë të mirë dhe intensive në mbrojtje por ne arritëm të shënonim, duke marrë me vete një rezultat shumë të rëndësishëm për fatet e sezonit”./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS