RSS

Mourinho: Anglia e “mbytur” nga trajnerë të huaj

Jose Mourinho është gjithmonë kundërr rrymës. Tekniku portugez i Chelsea në një intervistë përballë gazetarëve anglezë u shpreh se ka shumë trajnerë të huaj në Britani dhe kjo gjë atij nuk i pëlqen aspak.
“ Ndoshta unë po shprehem  edhe kundra vetes time, por këtu në Angli ka shumë trajnerë të huaj, dhe kjo nuk është një gjë e mirë pasi u jep pak mundësi teknikëve britanikë për të treguar veten e tyre. Në vendin tuaj ka shumë trajnerë cilsorë por është e pamundur për ta për të ushtruar profesionin e tyre këtu pasi ka shumë pak vende pune dhe kjo i detyron ata të trajnojnë në ligat më të ulta të futbollit anglez. Shikoni ish teknikun e kombëtares së tre luanëve Stiv Meklaren ai është një trajner shumë i zoti dhe këtë gjë e tregoi edhe në Hollandë ku fitoi kampionatin me një ekip si Twente, por tashmë drejton Derby Kauntin në Championship”.
Mourinho u transferua për herë të parë në Angli te Chelsea në vitin 2004 pasi u shpall kampion europe me Porton. Ndërsa kjo e tanishmja eshtë eksperienca e dytë e teknikut luzitan në rradhët e bluve të Londrës pasi la drejtimin e Realit të Madridit gjatë verës së kaluar./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS