RSS

Rummenigge : 2013-ta viti i Bayernit

Shefi ekzekutiv i Bayernit të Mynihut, Karl-Heinz Rummenigge e konsideron 2013-ën një vit spektakolar për bavarezët që trofeun e pestë dhe të fundit e fituan në Botërorin e Klubeve.
Nën drejtimin e Jupp Heynckes në sezonin e fundit, Bayerni triumfoi në Bundesliga, Kupën e Gjermanisë dhe Champions League për ta vazhduar këtë marshim titujsh me Guardiolën në Superkupën Europiane në Gusht dhe vetëm pak ditë më parë në Botërorin e Klubeve, që ishte edhe qershia mbi tortë.
“Ky ishte një vit absolutisht spektakolar për ato që kemi parë deri tani. Jemi një klub 113-vjeçar dhe na u deshën plot 113 vjet për të fituar këto 5 tituj brenda një viti kalendarik”.
Duke parë drejt 2014-ës, legjenda e Gjermanisë uroi që presidenti Uli Hoeness ta mbyllë pa problem çështjen e evazionit fiskal për të qëndruar në krye të bavarezëve pa u shqetësuar.
“Kam një urim të vetëm që nuk ka lidhje me sportin. Nuk shqetësohem për lojën tonë dhe sukseset në futboll. Dëshira ime e vetme është që historia e Uli Hoeness të përfundojë sa më mirë”.
Vitin 2014, Bayerni i Guardiolës e nis me transfertën ndaj Monchengladbach më 25 Janar, duke shpresuar se do të jetë skuadra e parë që fiton këtë sezon në Borussia Park./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS