Ëndrra e Tierry Henry është që një ditë të rikthehet te Arsneali, skuadër ku ka kaluar periudhën më të shkëlqyer të karrierës së tij. Sulmuesi francez, aktualisht është pjesë e New York Red Bulls në Major Leagaue Soccer, ekipit me të cilin ka edhe një vit kontratë. 36-vjeçari, I cili është golashënuesi më I mirë në historinë e Arsenalit me 228 gola, zbulon ambicien e tij për t’u rikthyer në Londër.
Nuk dëshiroj të shkëputem nga futbolli dhe siç e kam deklaruar më parë do të më pëlqente të punoja tek Arsenali. çfarë mund të bëj te “Topcinjtë”? Nuk e di nëse do të jem trajneri. Thjesht po përpiqem t’i jap fund karrierës, diçka për të cilën po mendoj.
Ish-sulmuesi I Barcelonës, I cili u transferua në Major League Soccer në 2010, pasi fitoi La Ligan me katalanasit, e pranon se pas pëefundimit të kontratës me New York Red Bulls, mund të varë këpucët në gozhdë, për t’u kthyer në “Emirates Stadium” si drejtues.
Ky është viti im I fundit në kontratë. Gjithsesi nuk po them se detyrimisht do të tërhiqem, thjesht që në letër kam edhe një vit kontratë. Nuk e di nëse do të drejtoj ndonjëherë Arsenalin. Jam i sigurt që po të pyesësh çdo tifoz të Topcinjve do të ishte I lumtur që një ikonë e skuadrës të bëhej trajner. Por realisht nuk e di nëse kjo do të ndodhë. Duhet të kesh stofin e duhur për t’u bërë trajner. Gjithsesi unë e ëndërroj të rikthehem në Londër, se çfarë do të ndodhë mbetet për t’u parë.
Por Henri nuk ka shkëlqyer vetëm si futbollist, por edhe si analist futbolli. 36-vjeçari ka tërhequr vëmendjen në analizimin e ndeshjeve, duke e nxitur BBC t’i ofrojë një kontratë të majme për të diskutuar me petkun e specialistit sfidat e Premier League.






