Anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, është shpallur futbollisti më i vlefshëm në finalen e Kupës së Botës për Klube.Ai u bashkohet emrave të tillë, si Kaka, Lionel Messi, Samuel Eto’o, Wayne Rooney e të tjerë, të cilët e kanë fituar këtë çmim në të kaluarën.
Kapiteni i bavarezëve, Philipp Lahm, e mori çmimin për skuadrën me lojën më të ndershme (‘fair play’) që padyshim është Bayerni.
Mbrojtësi gjerman u shpall po ashtu lojtari i dytë më i mirë i turneut, pas bashkëlojtarit të tij me numrin shtatë./TS/






