RSS

Napoli nuk shkon më larg se barazimi me Cagliarin

Napoli humb një mundësi për të marrë një tre pikësh me vlerë përballë Cagliarit në sfidën e javës së 17-të të Serisë A. Skuadra e Rafa Benitez has shumë vështirësi në “Is Arena” ku vendasit rezultojnë një kockë e fortë për të kaltërit. Eshtë pikërisht skuadra e Diego Lopez që zhbllokon e para rezultatin me anë të Nene në minutën e 9, duke I bërë të ditur Napolit që do të vuante në këtë sfidë.
Megjithatë 10 minuta më pas Gonzalo Higuain vendos bazaspeshën falë golit të realizuar nga pika e bardhë e 11-metërshit. 1-1 shënon tabela dhe e tillë mbetet e pandryshuar deri në fund të takimit, me Napolin që bën hap fals dhe e sheh veten në vendin e tretë me 36 pikë, ndërsa Cagliari renditet në vendin e 11 me 20 pikë./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS