RSS

PSG ndalet nga Lille

Paris Saint-Germaini ka luajtur baras (2-2) kundër njërit nga konkurrentët për titull, Lille.

Në takimin e zhvilluar në Parc de Princes, Zlatan Ibrahimovic nga gjuajtja e lirë shënoi golin e 15-të në Ligue 1 këtë edicion (36’).Rio Antonio Mavuba bëri që skuadrat të shkonin në pushim me rezultat identik (44’), falë asistimit të Kalou.
Në pjesën e dytë, mysafirët kaluan në epërsi përmes Salomon Kalou, i cili shënoi nga penaltia (53’).Rezultati u barazua nga një autogol i Marko Basas (72’).Paris Saint-Germaini ka tri pikë më shumë se përcjellësi i parë (Monaco) dhe katër më shumë se përcjellësi i dytë (Lille). /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS