Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, ka fituar çmimin Djaloshi i Artë 2013, falë një sezoni të jashtëzakonshëm për klubin dhe vendin.
20-vjeçari kishte nxehur karrigen rezervë te Manchester United për një vit e gjysmë, por një transferim në Torino i dha mundësinë atij të jetë pjesë e skuadrës që fitoi Scudetton, pastaj të depërtojë në ekipin senior të Francës dhe të fitojë Kupën Botërore U20.
Paraqitja e Pogbas dhe arritjet në vitin 2013 i ndihmuan atij të mposhtë sulmuesin Romelu Lukaku, i cili përfundoi i dyti, pas një forme të shkëlqyeshme si i huazuar te West Brom sezonin e kaluar dhe te Evertoni këtë sezon.
Çmimi jepet për lojtarin më të mirë në botë nën moshën 20-vjeçare dhe votohet nga 30 gazeta rreth e qark botës. /TS/






