RSS

Chelsea njeh Kosovën

Gjiganti anglez, Chelsea, edhe zytarisht ka njohur dhe ka pranuar në gjirin e saj klubin e tifozëve nga Kosova, Chelsea Fan Club Kosovo.

Chelsea Fan Club Kosovo ka njoftuar me anë të një komunikate në rrjetet sociale se është pranuar nga klubi të clin ata e simpatizojnë.
Por, këtë e ka bërë edhe klubi londinez që në faqen zyrtare e ka njohur klubin e tifozëve të Chelseat nga Kosova.
Si kryetar i këtij grupimi në faqen zyrtare të Chelseat është Fidan Rama, teksa numri i antarëve të Chelsea Fan Club Kosovo sipas vet klubit thuhet të jetë 50.
Fidan Rama, që është edhe udhëheqësi i këtij grupimi, ka falënderuar në profilin e tij dy prej antarëve më të zellshëm të këtij klubi, Vivianit Fejza dhe Kristian Karaqin. Sipas Ramës, ka më se dy vjet që është punuar në pranimin e fan klubit nga Kosova.
Grupimi tjetër zyrtar i Chelsea Fan Club Kosova ku do të festohet edhe njohja zyrtare nga klubi londinez do të jetë në përballjen ndaj Liverpoolit ku tifozët e flaktë të Bluve do të mblidhen në kafenenë Atele në Prishtinë më 29 dhjetor.  /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS