RSS

Messi mund të jetë në fushë ndaj Atletico Madrid

Lajme të mira mbërrijnë nga Argjentina për Barcelonën dhe të gjithë tifozët blaugrana.
Pas dy ekografive të fundit të Lionel Messit, rezultatet kanë qënë mjaft pozitive dhe rikthimi i tij në fushë mund të bëhet realitet me startin e vitit të ri 2014. Sipas parashikimeve, nëse gjithçka do të vazhdojë të shkojë në rrugën e duhur, pritet që ylli i Barçës të luajë pak minuta në takimin e parë të vitit kundër Elche në Camp Nou dhe kështu mund të jetë në formë optimale për sfidën tjetër mjaft jetike, atë të 12 Janarit në Vicente Calderon me Atletico Madrid, që tashmë është kthyer në një kërcënim të vërtetë për skuadrën e Tata Martinos.
Pavarësisht lajmit të mirë që i gëzon të gjithë, një konflikt i ri duket në horizont. Në çdo imazh që përcillet nga Argjentina për procesin e rikuperimit, Messi shfaqet me ngjyrat e kombëtares “Albiceleste”, duke bërë që dikush në Camp Nou të rrudhë buzët. Në fakt ky ishte një nga shqetësimet më të mëdha të drejtuesve blaugrana, që kur Leo u transferua në vendin e tij të lindjes për të vazhduar rehabilitimin. Që nga dita kur u largua, Messi mund të jetë shfaqur me çdo ngjyrë të mundshme, por vetëm me ato të Barcelonës jo.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS