RSS

Maradona “tradhëton” messin për “Topin e Artë”

Diego Armando Maradona tregohet i sinqertë kur pyetet për kandidatët e Topit të Artë.

Legjenda e Argjentinës e pranoi se Kristiano Ronaldo e meriton më shumë se Lionel Mesi këtë cmim individual. Për për ta argumentuar mendimin e tij “El Pibe De Oro” u referohet problemeve të shumta fizike që ka kaluar 26-vjecari gjatë 2013.
“Mesi ka pësuar shumë dëmtime këtë vit, ndaj Kristiano Ronaldo duhet ta fitojë Topin e Artë”.
Të njëjtin mendim shprehu edhe braziliani Rivaldo, që sikurse Maradona ka luajtur me Barcelonën në të kaluarën. 41-vjecari tha se shpresonte që Mesi ta merrte sërish këtë cmim individual, por Kristiano Ronaldo e meriton më shumë. Duket qartë që zërat pro yllit portugez janë ndjeshëm më të shumtë edhe kur bëhet fjalë për figura të mëdha të futbollit, sikurse Diego Armando Maradona apo Rivaldo./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS