Maradona: Messi i pakrahasushëm më lojtarë të tjerë
Diego Armano Maradona, duke komentuar garën për Topin e Artë rezervoi fjalët më të mira për Cristiano Ronaldo, por pas zhurmës së krijuar rikthehet sërish të lavdërojë Lionel Messi-n. 53-vjeçari kërkoi që ta lënë të qetë yllin e Barcelonës, pasi gjithmonë është në qendër të vëmendjes. Ne argjentinasit nuk dimë t’i mbajmë ato që kemi, jo vetëm në sport por edhe në jetën e përditshme. Gjithmonë kemi diçka për të thënë apo për të krahasuar. Le ta lëmë të qetë Messin, të mos e krahasojmë më me lojtarë të tjerë.”/TS/






