RSS

Leo Messi nis fazën finale të rikuperimit

Lionel Messi nis fazën e tretë të rikuperimit nga Argjentina ku ndodhet prej disa ditësh për shkak të dëmtimit që po e mban larg fushave të lojës. Sipas mediave vendase, 4 herë fituesi i Topit të Artë i ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe tashmë do të nisë nga puna me përgatitjen fizike. Për të ndjekur nga afër ecurinë e rikuperimit të sulmuesit, drejt Argjentinës ka fluturuar edhe drejtori sportiv, Andoni Zubizarreta. Numri 10 pësoi një dëmtim në bicepsin femoral gjatë ndeshjes së 10 nëntorit kundër Sevillas dhe faza e rikuperimit të tij do të zgjasë në total rreth dy muaj. Aktualisht, situata në ambjentin katalanas nuk është e qetë pasi Messi ka shënjestruar në distancë zv/drejtorin e çështjeve financiare, Faus, duke e cilësuar si një njeri jo të denjë për të qenë pjesë e Barcelonës. Udhëtimi i Zubizarretas në Argjentinë, mendohet se ka për qëllim edhe një bisedë me lojtarin, për ta mbyllur sa më parë polemikën që po shkakton një tërmet të fortë në ambjentin katalanas./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS