Vitali Klitschko ka liruar brezin e kampionit të botës në kategorinë WBC në boks, për t’i dhënë vetes kohë të përqendrohet në karrierën si politika në vendlindjen e tij, Ukrainë.
Klitschko, i cili nuk e ka mbrojtur titullin e tij për 15 muaj, është caktuar “kampion emeritus” në WBC, që do të thotë se ai do të fitojë një duel automatik për titull nëse ndonjëherë do të vendosë të rikthehet.
"Dua të falënderoj WBC dhe presidentin e saj Don Jose Sulaiman, për mbështetjen në luftën tonë për demokraci dhe liri në Ukrainë”.
“Ishte dhe vazhdon të jetë nder i madh të mbaj titullin e WBC dhe gjithmonë e kam bërë këtë me krenari. Oferta e WBC më jep mundësi teorike të rikthehem në ringun e boksit, të cilën nuk mund ta imagjinoj aspak në gjendjen aktuale”.
“Për momentin, përqendrimi im i plotë është në politikë në Ukrainë, dhe ndjej se njerëzit atje kanë nevojë për mua”, ka deklaruar Klitschko. /TS/






