RSS

Guardiola: I dua të gjitha fitore në LK

Menaxheri i Bayern Munich, Pep Guardiola, është i vendosur që ekipi i tij ta përfundojë fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve me gjashtë fitore.

Bavarezët kanë shijuar një formë impresive në Evropë këtë sezon me pesë fitore nga pesë ndeshjet e para. Ata ishin dominues edhe ndaj Manchester Cityt duke e mposhtur me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë, dhe ndaj të cilës skuadër do të përballen edhe nesër në ndeshjen e kthimit dhe të fundit të fazës grupore.
“Unë kam shumë besim në këtë skuadër të Bayernit, por nesër do të jetë e rrezikshme. City ka lojtarë të pabesueshëm. Unë shpresoj ne ta fitojmë ndeshjen dhe ta përfundojmë grupin me gjashtë fitore në brezin tonë”.
“Nëse ne stërvitemi siç bëmë sot, pastaj do të kemi një shans të madh. Ne duam të nxjerrim 18 pikë për të parën herë në histori të klubit. Ky është një cak i mirë”.
“Ne përfundimisht mund të përmirësohemi. Nuk më pëlqen kur ne e humbim topin me lehtësi”, ka thënë Guardiola. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS