Ndeshjet në “Signal Iduna Park” kthehen në makth për Borusian e Dortmundit, që pësoi humbjen e tretë radhazi në shtëpi ndaj Herthës së Berlinit në javën e 17 dhe të fundit për fazën e parë të Bundesligës. Verdhezinjtë në fakt kaluan të parët në avantazh me Rojsh në minutën e 7-të, pas pasimit të saktë të Nuri Shahin, Kundërpërgjigjja e berlinezëve erdhi në minutën e 23 me Adrian Ramos, ndërsa atëherë kur skuadrat po bëheshin gati për t’iu drejtuar dhomave të zhveshjes një gabim I rëndë në mbrojtje I dha mundësinë Allagui të realizonte golin e dytë për Herthën.
Në pjesën e dytë, Borusia e mbylli kundërshtarin në portën e tij, por rrezikoi shumë të ndëshkohej me golin e tretë nëpërmjet kundërsulmit. Pavarësisht rasteve të shumta në portën e Herthës, ndeshja u mbyll 2-1 për miqtë, që arritën fitorën e tetë në kampionat, duke ngjitur disa shkallë në renditje. Në fakt nuk pritej një mbyllje e tillë e vitit nga verdhezinjtë, që me rezultatet e fundit rrezikon të zbresë edhe nga zona Champions.
Zhgënjen edhe Bayer Leverkuzen, që del pa pikë nga transferta me Verder Bremenin, duke pësuar humbjen e dytë radhazi pas disfatës në shtëpi me Eintraht Frankfurt. Goli që vendosi sfidën u shënua nga Santiago Garsia në minutën 74’.
Tabela e mëposhtme paraqet rezultatet e deritanishme të kësaj jave:
Eintracht Frankfurt 1 - 1 Augsburg
Borussia Dortmund 1 - 2 Hertha Berlin
Braunschweig 1 - 0 Hoffenheim
Freiburg 2 - 1 Hannover 96
Hamburger SV 2 - 3 Mainz 05
Werder Bremen 1 - 0 Bayer Leverkusen
Nurnberg ? - ? Schalke 04
Borussia Monchengladbach ? - ? Wolfsburg... /TS/
Borussia Dortmund 1 - 2 Hertha Berlin
Braunschweig 1 - 0 Hoffenheim
Freiburg 2 - 1 Hannover 96
Hamburger SV 2 - 3 Mainz 05
Werder Bremen 1 - 0 Bayer Leverkusen
Nurnberg ? - ? Schalke 04
Borussia Monchengladbach ? - ? Wolfsburg... /TS/






