Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, ka zbuluar se ai është i gatshëm që të nënshkruajë një kontratë me klubin e tij dhe thotë se nuk ka shanca që ai të largohet nga Torino.
Kiliani shënoi hettrik (nga dy penalti) në fitoren ndaj Copenhagenit të mërkurën dhe ylli i Bianconerëve ka garantuar edhe një herë qëndrimin e tij.
“Jam i kënaqur te Juventusi dhe unë dua që të qëndroj këtu. Jam i gatshëm që të nënshkruaj kontratën e re”.
“Fillimi i javës së ardhshme do të ishte koha ideale për të zyrtarizuar kontratën time të re”, ka thënë Vidal./TS/






