Një prej drejtuesve të Bayernit, legjenda e futbollit gjerman, Paul Breitner, beson se rivali kryesor i Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve është Dortmundi.
Dortmundi u deklasua nga Bayerni në Signal Iduna Park duke i dhënë verdhë e zinjve një goditje të rëndë në luftën për titull, por Breitner nuk është aq i sigurt pasi beson se BVB janë ekipi i dytë më i rrezikshëm në Evropë.
“Ne jemi favoritë të qartë. Më pas vijnë Reali, Barcelona dhe Dortmundi”.
“Kështu për mua duket momentalisht bota e futbollit, e ne jemi në pozitën startuese sa i përket vitit të ri. Në kushte normale, për mua, Dortmundi është absolutisht ekipi i dytë më i mirë në Evropë. Kur të gjithë lojtarët e tyre janë të gatshëm, atëherë ata janë në formën më të mirë”, ka deklaruar Breitner./TS/






