Ceremonia e ndarjes së çmimit Topi i Artë është një proces i manipuluar dhe i diskredituar, gjithnjë sipas presidentit të federatës portugeze të futbollit, Fernando Gomez.
Sipas Gomez, zgjatja e votimeve për më të mirin e botës së futbollit dëshmon edhe një herë se si FIFA po tenton të manipulojë procesin, pa kurrfarë arsye.
“Procesi nuk duket transparent. Zgjatja e votimeve bazuar në një numër të vogël të mungesës së votave do të thotë se njerëzit nuk po i besojnë më këtij procesi të manipuluar fund e krye”.
“Kur njerëzit më nuk i besojnë procesit, i humb edhe vlera gjithë organizimit e kështu edhe imazhi është prishur”, ka deklaruar Gomez për televizionin publik portugez, RTP./Telegraf/TS






