Presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, po i mungon shumë menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho.
Punto Pelota shkruan se Florentino është ndarë tejet i frustruar nga disfata e klubit mbretëror te Barcelona më herët gjatë sezonit.
Sipas mediumit spanjoll, Florentino është dëgjuar duke thënë në lozhën VIP: “Mourinho nuk do ta kishte humbur këtë ndeshje”.
Nuk dihet se nëse Mourinho vërtet do të kishte arritur të shmangë disfatën, por një gjë dihet – ai ka statistikë mjaft impresive në vitet e fundit ndaj katalanasve. /telegraf/TS/






