RSS

- Ronaldo : Dua te jem deri ne fund te Karieres te Reali

Cristiano Ronaldo thotë se ai nuk ka synime të largohet nga Real Madridi, duke thënë se madje synon t’i japë fund karrierës në Santiago Bernabeu.

“Për momentin, ndjehem sikur dua t’i jap fund karrierës këtu pasi jam shumë i lumtur. Më pëlqen jeta në Madrid, luaj në klubin më të mirë në botë dhe nuk mund të kërkoj më shumë”.
“Kur gjërat janë mirë, kur ju ndjeheni rehat dhe të motivuar t’ia dilni mirë, shqetësoheni më pak për të ardhmen”.
“Ndjej sikur më duan këtu. Ky është sezoni im i pestë te Reali. Është vështirë të gjesh njerëzit e duhur në Bernabeu. E vërteta është se unë nuk jam ndjerë sikur e kisha gjetur vendin tim në fushë në disa vitet e para. Por pastaj kam kuptuar se ndoshta isha unë që isha gabim”.
“Tash jam 100 për qind i lumtur. Është si një ëndërr secilën herë që shkoj në Bernabeu. Njerëzit vërtet më duan. Dua të qëndroj këtu për shumë vite të ardhshme dhe të mbyll kontratën time, nuk ka klub tjetër si Reali”, ka thënë portugezi

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS