Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se ai beson se Cristiano Ronaldo vërtet është një komandant në fushë.
Kreu i FIFA-s nxiti reagimin e portugezit dhe tifozëve të Realit pas një deklarate në një ligjeratë në Oxford ku ka deklaruar se ai preferon Messin para tij dhe se Ronaldo është komandant.
Pas një audience me Papën në Romë të premtën, 77 vjeçari ka dhënë një deklaratë në një konferencë për shtyp, ku nuk shprehi pendim pse e quajti Ronaldon komandant.
“Unë nuk pendohem për asgjë. Unë gjithmonë kam thënë se Ronaldo është lojtar i jashtëzakonshëm dhe ende mendoj njëjtë. Ai është një komandant në fushën e lojës”, ka deklaruar Blatter






