RSS

- Pele : Zidani ishte me i mire se Messi !!

Pele thotë se Zinedine Zidane ishte një lojtar më i mirë se Lionel Messi kur ishte në kulmin e formës së tij, megjithatë sërish vota e tij për Topin e Artë të këtij viti do të shkonte për yllin e Barcelonës.

Messi gjerësisht shihet si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, por Pele, i cili vazhdimisht ka potencuar se ai ishte më i mirë, tash thotë se madje më i mirë se Messi ka qenë edhe Zidane.
“Në aspekt individual, mendoj se Zidane ishte më i mirë se Messi. Zidane ishte i mahnitshëm dhe bashkëlojtarët me të cilët ai luante nuk ishin të të njëjtave standarde si ato të Messi; ai luan me Xavi dhe Iniesta te Barcelona”, ka thënë Pele.
Megjithatë, pavarësisht kësaj bindje për argjentinasin, braziliani thotë se në garën për Topin e Artë të këtij viti ai do t’ia jepte votën atij, para Cristiano Ronaldos dhe Franck Riberyt.
“Do të votoja për Messi, për shkak të teknikës së tij”, ka shtuar Pele

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS