Sulmuesi i Barcelonës, Neymar da Silva, beson se Lionel Messi është një prej atyre diamantëve të rallë që ka në ekip klubi katalanas.
Argjentinasi pritet që të kthehet në fillim të vitit 2014 dhe Neymar shprehet se Messi po i mungon shumë ekipit.
“Për ne, ai është një prej diamantëve të rallë që nuk gjinden lehtë. Ne e dimë se ai në çdo moment mund ta fitojë një ndeshje për ne”.
“Unë shpresoj që ai të kthehet në këmbë sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që t’i ndihmojë ekipit që t’i fitojë ndeshjet”, ka potencuar Neymar. /Telegrafi/TS/






