RSS

CR7 : Messi nuk eshte rivali im

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka deklaruar se ai nuk ka kurrfarë lloj rivaliteti me Lionel Messin, pasi thotë se krahasimet individuale në rastin e tij dhe të argjentinasit do t’i takonin ndonjë sporti individual.

Portugezi u pyet së fundmi për rivalitetin që ka me Messin e që është tejet i madh nëpër mediat dhe te tifozët e klubeve të Barcelonës e të Real Madridit.
Por, ai shprehet se Messi është lojtar më ndryshe se ai dhe se krahasimet nuk duhet të bëhen të tilla pasi që bashklojtarët kanë luajtur rol të madh në zhvillinin e tyre,.
“Ne jemi lojtarë të ndryshëm. Nuk ka rivalitet mes nesh”, theksoi CR7 kur u pyet nëse rivaliteti i tij me Messin është sikurse ai i Muhamed Alis dhe Frazerit në boks ose mes McEnroes dhe Borgut në tenis.
“Këto shembuj që po m’i vini janë për sporte individuale. Futbolli është lojë ekipore. Unë mendoj se kam pasur një vit të mirë, por kjo është një lojë ekipore”.
“Unë nuk besoj se ndonjë lojtar mund të bëhet i madh nëse nuk i ka bashklojtarët e mëdhenj”.
“Unë e di se nuk do të isha ky që jam sot pa bashklojtarët e mi, e as pa trajnerët e mi, pa tifozët, e për ata që unë luaj. Po ashtu, as pa familjen”, përfundoi ai./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS