RSS

Lukaku : Mendon te ik nga Chelsea

Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lokaku, ka deklaruar se ai mund të largohet nga klubi londinez pasi po e shijon shumë kohën si i huazuar te Evertoni.

Belgu i cili është për herë të dytë në huazim edhe pse është lojtar i Chelseat, ka hyrë në superformë teksa sulmuesit tjerë të klubit londinez ende po flejnë.
“Nuk është ide e keqe që të nënshkruaj për Evertonin verën e ardhshme. Nëse luajmë në Ligën e Kampionëve, pse jo?”.
“Unë kam shikuar ndeshjet e kësaj mesjave dhe më mungon shumë futbolli evropian”.
“Do të kisha pasur dëshirë të jem i suksesshëm te Chelsea, por unë duhet që të bëhem lojtar më i mirë e më pas në fund të sezonit do të marr vendimin më të rëndësishëm në karrierën time”, ka thënë Lukaku për BBC. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS