Ylli i Barcelonës, Cesc Fabregas, ka lëvduar Pep Guardiolan si trajner vizionar, por thotë se erdhi një moment për Blaugranët kur është dashur të harrojnë ish-trajnerin.
Blaugranët kanë harruar pak stilin e tyre tiki-taka që e aplikuan nën drejtimin e Guardiolës për të synuar një lojë më të drejtpërdrejt e më efektive nën Gerardo Martinon dhe Cesc thotë se ka qenë e domosdoshme që të harrohet tekniku katalanas që tani është te Bayerni.
“Guardiola ishte shumë vizionar. Ai ekip i Barcelonës ishte më i miri në histori, por tani ne duhet të ndryshojmë ca gjëra, të gjejmë alternativa”.
“Ne kemi pasur një bisedë ekipore me trajnerin. Gjithmonë kritikojmë veten, por ajo ndaj Ajaxit ishte humbja e parë e sezonit dhe ne duhet të reagojmë”.
“Ne duhet të lëvizim topin më shpejt, të tregojmë motivim, të sulmojmë e të jemi energjikë, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”, ka potencuar Cesc/TS/






