RSS

Duro premton impenjim maksimal te Shkëndija

Shpëtim Duro ka nisur punën tek ekipi i Shkëndijës, si ushtrues detyre trajner i skuadrës së parë. Drejtuesit e klubit të dielën vendosën të shkarkojnë Gjore Jovanovskin, pas eliminimit nga Kupa e Maqedonisë dhe humbjes së thellë nga Rabotniçki. Reagimi ka qenë i menjëhershëm dhe krerët e skuadrës kanë vendosur që të angazhojnë trajnerin e trofeshëm shqiptar, për të drejtuar ekipin në tre xhirot e mbetura të sezonit vjeshtor. “Kemi patjetër shumë njohuri për futbollin maqedonas, sidomos edhe për shumë futbollistë që janë pjesë e Shkëndijës sot, ka edhe disa futbollistë që kanë luajtur edhe në Shqipëri, por njëkohësisht ka edhe futbollistë tjerë që janë me përvojë. Kam marrë informacion sepse kam ndjekur edhe nëpërmjet videove ndeshjet e skuadrës së Shkëndijës, kështu që është një formacion i bollshëm, por është një situatë shumë e shpejtë, emergjente, shumë e vështirë, janë tre ndeshjet e fundit. Kam vendosur të mar drejtimin për këto tre ndeshje për të parë pastaj situatën në zhvillim. Sepse ka qenë edhe insistimi i drejtuesve të klubit që unë të vij në këto tre ndeshje pastaj të shikojmë si do të zhvillohen ngjarjet. Unë premtoj punë maksimale në tentimin për të nxjerë maksimumin nga kjo situatë”, deklaroi u.d. trajneri i ri Shkëndijës, Shpëtim Duro.  Të hënën Duro kishte seancën e parë stërvitore, ndërsa debutimi i tij në pankinën e Shkëndijës do jetë të mërkurën në ndeshjen me Napredokun në Kërçovë./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS