RSS

Buffon 500 ndeshje në Seria A

Ndeshja me Livornon ishte e rëndësishme për Juventusin, për t'u rikthyer në krye të Serisë A, por mbi të gjitha ishte e rëndësishme për Gianluigi Buffon, që ndaj toskanëve regjistroi përfaqësimin e tij të 500 në Serinë A, një shifër e arritur nga shumë pak futbollistë, dhe që e ngjit Buffon mes perëndive të lojës në Itali. Buffon debutoi në Serinë A pothuajse 18 vjet më parë, më 19 nëntor 1995 ndaj Milanit. Me bardhezinjtë luan 332 ndeshje në kategorinë më të lartë të futbollit Italian. Ndërsa Bufon, në 500 ndeshjet e zhvilluara në Seria A, ka pësuar vetëm 431 gola.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS