RSS

Barazon Milani, pëson Napoli

Milani ka barazuar në shtëpi ndaj Genoas me rezultat 1-1.

Kaka i kaloi Rossonerët në epërsi që në fillim të ndeshjes (4’), mirëpo Alberto Gilardino shumë shpejt barazoi nga penaltia (8’).
Një mundësi të artë për fitoren e kuqezinjve e pati Mario Balotelli, por dështoi të shënonte nga pika e bardhë (36’).
Edhe pse mysafirët luajtën me një futbollist më pak në pjesën e mbetur të ndeshjes, pas përjashtimit të Thomas Manfredinit me karton të kuq, vendasit nuk arritën që ta kthenin ndeshjen në favor të tyre.
Nga ana tjetër, humbje befasuese në shtëpi ka pësuar Napoli nga Parma. Antonio Cassano ishte realizues i golit të vetëm (81’).
Pas 13 javësh, Milani ka arkëtuar vetëm 14 pikë dhe gjendet në vendin e 11-të në tabelë.
Napoli mbetet në vendin e tretë me tri pikë prapa Juventusit që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS