(E plotësuar) Bayern Munichu ka konfirmuar se ka siguruar shërbimet e Robert Lewandowskit, i cili do të kalojë në Allianz Arena në fund të sezonit aktual.
Sulmuesi i Borussia Dortmundit është lidhur me një kalim te bavarezët qe një kohë të gjatë, ndërsa ai do të kalojë te kampioni gjerman pasi t’i skadojë kontrata, si transfer lirë dhe ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
“Jemi shumë të kënaqur që kemi arritur ta kompletojmë këtë transferimin. Lewandowski është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë. Ai do ta forcojë skuadrën tonë. Do të na japë një shtytje tjetër”, ka deklaruar Karl-Heinz Rummenigge.
Lewa ishte pranë transferimit te Bayerni që në verën e kaluar, mirëpo BVB e pamundësoi atë transferim.
Ai do të ndjekë hapat e Mario Gotzes, i cili braktisi Dortmundin për të veshur fanellën e bavarezëve.
Klube të shumta, si Real Madridi, Manchester Unitedi dhe Arsenali, kanë qenë të interesuara për shërbimet e 25-vjeçarit. /TS/