RSS

Simeone: Me Barçën, 400 mln Euro diferencë

Barazimi pa gola mes Atleticos së Madridit dhe Barcelonës të bën të mendosh se supersfida e “Voncente Calderon” ishte më shumë një përballje taktike se sa spektakolare. Në konferencën për shtyp, trajneri i “Los Colchoneros” e pranoi një gjë të tillë, duke shprehur keqardhjen që skuadra e tij nuk arriti të plotësonte dëshirën e publikut për një gol.

“Ne e respektojmë Barcelonën por mes nesh dhe atyre ka një diferencë të madhe prej 400 milionë Eurosh. Prandaj në këtë këndvështrim mund të them se dhamë maksimumin. Me këtë grup lojtarësh të cilët japin jetën e tyre në çdo ndeshje ne kemi shanse të mëdha për të arritur rezultate pozitive edhe në të ardhmen. Tifozët kërkuan golin dhe ne u përpoqëm të luanim një ndeshje të zgjuar. Barcelona ka shënuar shumë në ndeshjet e fundit dhe nëse i lejon hapësira ata të ndëshkojnë. Nga ana tjetër edhe ne patëm mundësitë tona dhe unë jam i kënaqur me punën e bërë nga skuadra. Jam dakort me ata që thonë se ishte një ndeshje shahu sepse për ne që drejtojmë skuadrat një rezultat i tillë flet qartë për një takim shumë teknik”.  
Nga ana tjetër, Gerardo Martino sqaron vendimin për ta nisur ndeshjen pa dyshen Neymar-Messi. 
“Asnjëri prej të dyve nuk duhej ta niste ndeshjen nga pankina por bëra disa ndryshime në momentin e fundit për shkak të dëmtimit të Iniestas. Unë mendoj se ky ishte vendimi më i mirë për t’u marrë. Mos harroni se Messi nuk është ende i gatshëm 100 % dhe Neymar ka probleme me stomakun”. 
 Në lidhje me ndeshjen, trajneri argjentinas shtoi.

“Të ndeshesh ndaj një skuadre si Atletico është shumë e vështirë sepse nuk të krijohen shumë mundësi për të shënuar. Ne i patëm disa mundësi por portieri i tyre u kundërpërgjigj saktësisht. E mbyllëm fazën e parë me 50 pikë dhe besoj se duhet të jemi të kënaqur.  Jam i bindur se Atletico do të luftojë deri në fund të kampionatit”./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS