Pse Cristiano Ronaldo duhet ta fitoje Topin e Artë?
Jemi vetëm një ditë larg nga gala mbrëmja e Topit të Artë. Nesër në ora 19:00 do të mësojmë se kush do të jetë fituesi. Ashtu siç të gjithë e dimë Topi i Art; është një trofe individual që jepet për lojtarin më të mirë të vitit. Ajo që të gjithë e kemi kuptuar nga viti 2013-të dhe këtë nuk ka gojë ta mohoje askush është se lojtari i cili ka qenë në nivelin më të lartë në vitin 2013-të ka qenë Cristiano Ronaldo. Një fakt i tillë nuk do shumë argumente, mjafton të shikoni statistikat: 59 ndeshje – 69 gola. Ai ka qenë lojtari i vetëm i cili ka mbajtur në vazhdimësi formën e lartë përgjatë gjithë vitit, përkundër rivalëve të tij si Lionel Messi i cili për fat të keq ka qenë më shumë i dëmtuar dhe Frank Ribery i cili ka pasur ulje-ngritje të vazhdueshme dhe gjithashtu ka vuajtur disa dëmtime që e kanë mbajtur jo pak jashtë fushave. Cristiano Ronaldo ishte ai i cili e dërgoi Real Madridin deri në gjysmëfinale duke shënuar plot 12 gola në 13 ndeshje dhe duke u kurorëzuar si golashënuesi më i mire i kompeticionit. Cristiano Ronaldo gjithashtu ishte lojtari kryesor i Real Madridit në La Liga dhe në Copa Del Rey ku fatkeqësisht në të dyja kompeticionet skuadra e tij përfundoi si nënkampione. Cristiano Ronaldo ishte ai i cili e dërgoi Portugalinë në Botërorin 2014-të në Brazil duke shënuar plot 4 herë në ndeshjet e play-offit dhe duke e vulosur momentin më të mire të karrierës së tij. Por a do të mjaftojnë këto që ai ta fitoje Topin e Artë?
Disa mund të argumentojnë se Franck Ribery duhet të jetë ai që duhet të fitoje Topin e Artë për shkak të arritjeve me Bayern Munich, por 16 golat e tij në sezonin 2012-2013 (23 në total përgjatë gjithë vitit) dhe vetëm një gol e dy asiste në Champions League nuk do të ndihmojnë shumë Francezin. Rikujtojmë që Topi i Arte është një çmim individual, i cili i jepet një lojtari për punën e tij të bërë për një vit të tërë. Është e vetëkuptueshme se Bayern Munich ishte ekipi më i mirë europian në vitin 2013 dhe për trofetë e fituar atëhere do të duhej të jepej edhe një Top i Artë për bashkëlojtarët e Francezit, të tillë si Arjen Robben, Bastian Schweinstaiger, Philipp Lahm, Thomas Muller, Manuel Neuer, e të tjerë, që gjithashtu kontribuan jashtëzakonisht shumë për trofetë e Bayernit, madje disa edhe më shumë se Francezi, por Cristiano Ronaldo edhe pse nuk fitoi trofe me Real Madridin shfaqi performanca fantastike dhe ishte lojtari më i mirë ne vitin 2013.
Rasti i Frank Ribery është i ngjashëm me rastin e Wesly Sneijder në sezonin 2009/10 ku fitoi Champions League, Serien A dhe Coppa D' Italia - dhe gjithashtu ishte finalist në Kupen e Botës me kombëtaren Holandeze por gjithsesi përfundoi i 4 në kandidaturen për Topin e Artë. Prandaj ,FIFA duhet të bëje një listë të qartë të kritereve në dispozicion për të përcaktuar se çfarë lloj të arritjeve të konsiderohen për të fituar çmimin. Megjithatë, komentet e fundit të Presidentit FIFA , Sepp Blatter, me siguri kanë mundur të ndikojnë në votat e shumë trajnërve & kapitenëve. Por është gjithashtu e vërtetë se FIFA është perpjekur të shfajsoje veten në një farë mënyre se nuk ka lidhje me këto komente. Mund edhe të jetë e dyshimtë dhe kjo do të ndihmojë ato teoritë e konspiracionit që besojnë se Sepp Blatter ka një fushatë kundër yllit portugez.
Dikush mund të thotë do të ishte e padrejtë nëqoftese nuk i jepet Frank Riberys Topi i Arte por kjo atëhere do të tregonte se si ishte e padrejtë edhe mosdhënia e Topit te Arte në vitin 2011 për Wesley Sneijderin. Performancat e Cristianos dhe golat e tij janë të mjaftusheshëm për të treguar qartë se pse ai e meriton Topin e Artë, pasi që kandidati direkt per këtë çmim, Lionel Messi, falë performancave të shkëlqyera individuale dhe golave të tij rekord vitin e kaluar siguroi këtë çmim për të 4 herë me rradhë.
E gjithë bota e ka shumë të qartë se kush duhet të jetë fituesi. Të gjithë ata të cilët i kanë deklaruar votat e tyre, kanë treguar qartë që Cristiano Ronaldo është dukshëm në avantazh ndaj dy rivalëve. Nëpër të gjitha sondazhet e bëra, madje edhe sondazhi i bërë në Francë nga prestigjiozja L’Equipe fituesi ka patur vetëm një emër: Cristiano Ronaldo. Prandaj është lehtësisht e kuptueshme që Cristiano Ronaldo është fituesi i Topit të Artë dhe e ka fituar me plotë meritë. Nesër ai edhe zyrtarisht do të shpallet lojtari më i mire i planetit dhe që nga neser e tutje, do të jetë shumë e vështirë të rrëzohet nga froni. /TS/