Për sa kohë luan në Europë, Franck Ribery nuk e shikon veten tek asnjë klub tjetër veç Bayernit të Mynihut, teksa pranon se në të ardhmen ndoshta mund ta marrë në konsideratë një transferim të mundshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Francezi ndodhet në Bavari që prej 2006-ës dhe këtë vit ishte një ndër protagonistët që udhëhoqën Bayernin drejt 5 trofeve. Kontrata me kampionët e Gjermanisë i skadon në 2017-ën, por edhe pse mund të aktivizohet më pak në të ardhmen, Ribery i qëndron besnik Bayernit, duke këmbëngulur se nuk do të shkonte te asnjë ekip tjetër rival brenda kontinentit të vjetër.

“Nuk do të ketë asnjë klub tjetër për mua në Europë. Mund të tundohem nga ideja e një aventure në Amerikë apo në Emiratet Arabe, por nuk do t’i merrja parasysh si pjesë të karrierës sime të vërtetë. Uroj të luaj në nivelin aktual sa më gjatë, por sigurisht jam 30 vjeç dhe brenda pak vitesh nuk mund të mbaj ritmin që kam tani. Deri atëherë do të shijoj në maksimum çdo moment të karrierës”.
Ribery, një nga tre kandidatët për Topin e Artë, edhe pse shprehet se këtë çmim e meriton çdo lojtar i Bayernit, nga ana tjetër pranon se ka bërë mjaftueshëm për ta fituar ai vetë trofeun prestigjioz, pasi ka arritur gjithçka brenda këtij viti./TS/