Mediat franceze raportojnë se Paris Saint-Germaini do të bëjë ofertë për Paul Pogban në muajin janar.
Kampioni i Ligue 1 qe një kohë po lidhet me mesfushorin 20-vjeçar, ndërsaL’Equipe njofton se PSG do të ofrojë 40 milionë euro për shërbimet e tij.
Eliminimi i Bianconerëve që në fazën grupore të Ligës së Kampionëve mund t’i detyrojë ata që të shesin ndonjë futbollist për të grumbulluar fonde.
Megjithatë, Antonio Conte vështirë se mund ta lejojë mesfushorin e talentuar që të braktisë Zonjën e Vjetër. /






