RSS

Mourinho i ashpër me Lukakun dhe Unitedin

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, ia ka tërhequr vërejtjen sulmuesit Romelu Lukaku që të mos flasë në media për të ardhmen e tij, pasi do të jetë ekskluzivisht portugezi ai që do të vendosë për të.

Sulmuesi i cili shënoi tetë gola në nëntë ndeshje për Evertonin këtë sezon, ka kërkuar që të largohet nga Chelsea në fund të sezonit pasi është si huazim te Evertoni, por Mourinho thotë se Lukaku është vetëm një djalosh i ri që dëshiron të flasë, teksa thotë se është vetëm ai që do të vendosë të ardhmen e belgut.
“Ndoshta ekziston një rregull i ri në futboll që kur të përfundojnë sezonet, secili lojtar lirisht e zgjedh klubin e ri dhe të ardhmen. Ndoshta është një rregull të cilin tani po e dëgjoj”, ka deklaruar Mourinho.
I pyetur për luftën për titull, ai thotë se epërsia që Arsenali ka ndaj ekipit të tij nuk është asgjë dhe se Manchester United për të është jashtë luftës për titull.
“Manchester United është nëntë pikë prapa Arsenalit – kjo është një diferencë e madhe. Nëntë pikë është diferencë e madhe”.
“Tottenhami është 10 pikë larg? Është diferencë e madhe. Për ne, nuk është diferencë, sepse po flasim për pesë-gjashtë pikë. Nuk është distancë, është një gjë që arrihet për dy ndeshje”, përfundoi portugezi. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS