Në vorbullën e polemikave mes Leo Messit dhe zv/presidentit për çështjet ekonomike te Barça, i ati i asit argjentinas tentoi të shpjegojë deklaratat e djalit të tij, ndërkohë që siguroi se në mënyrë absolute nuk mendohet për asnjë moment largimi i lojtarit nga blaugranat.
Jorge Messi u shpreh se gjithçka që është thënë mes Leos dhe zv/presidentit Faus i përket një kapitulli të mbyllur dhe të gjithë tani duhet të shikojnë përpara dhe jo prapa në atë që ka ndodhur. Sipas tij, çdo deklaratë e 4 herë fituesit të Topit të Artë përbën lajm, por askush te Barcelona, qoftë edhe tifozët, nuk kërkojnë që brenda klubit apo në raportet me presidentin Rosell të ketë një situatë konfliktuale.

Nisur edhe nga situata e tensionuar, Jorge u pyet nëse Leo ndihet ende si në shtëpi te Barcelona, por këtu nuk lë vend për dyshime. Ai tha se djali i tij është rritur në këtë klub dhe dashuria që ka për të shkon përtej asaj që mund të imagjinojnë njerëzit.
E përjashtoi në mënyrë kategorike nëse ekzistojnë probleme mes tij apo vetë Leos me bordin drejtues të katalanasve, duke thënë se në çdo moment ka patur mbështetje për çdo gjë nga presidenti Rosell dhe të gjithë i bashkon objektivi i përbashkët, për të fituar sa më shumë tituj për Barcelonën. Në fund, Jorge Messi sqaroi dhe dha garanci se nuk ka asnjë arsye që të krijohet tension në lidhje me rinovimin apo një kontratë të përmirësuar. Nëse drejtuesit e klubit do të kërkojnë që palët të ulen në tryezë për këtë çështje, ai tha se ftesa do të pranohet, ndërsa siguroi edhe njëherë tifozerinë blaugrana se e ardhmja e Lionel Messit është e lidhur vetëm me Barcelonën./TS/