RSS

City e rrëzon Liverpoolin nga froni

Liverpoolit i ka zgjatur vetëm një javë qëndrimi në maje të tabelës së Ligës Premier, pasi aty është afruar Manchester City që fitoi në duelin direkt me rezultat 2-1.

Ndeshja fenomenale e zhvilluar në Ettihad Stadium i vuri përballë dy skuadrat më në formë aktualisht në Ligën Premier.
Ashtu siç është pritur, City pati shumë probleme me Liverpoolin.
Starti i takoi The Reds. Philippe Coutinho ishte ai që e kaloi në epërsi klubin më të trofeshëm anglez pas 24 minutash lojë.
City pas golit u përgjigj mirë me një dominim të lartë në posedim dhe me raste. Pas një goditje nga këndi të David Silvas, me kokë ishte i saktë Vincent Company që realizoi për 1-1.
Në fund të pjesës së parë pas një pasimi të Jesus Navas, para portierit Mignolet doli Negredo, që pasi lansoi një goditje arriti të realizojë, kjo më shumë falë mos perceptimit të duhur të portierit Mignolet.
Me rezultat 2-1 përfundoi pjesa e parë, kurse në pjeën e dytë u zhvillua lojë edhe më e mirë, me dominim të madh të Liverpoolit që për pak sa nuk e arriti edhe golin e barazimit.
Në fund gola nuk pati dhe sfida përfundoi me rezultat 2-1.
Me këtë fitore Manchester City ngjitet në vendin e dytë me 38 pikë, një pikë më pak se lideri Arsenal, kurse Liverpooli bjen nga pozita e parë në atë të katërt me 36 pikë. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS