RSS

Bale: Hettriku, ëndërr e bërë realitet

Anësori i Real Madridit, Gareth Bale, ka pranuar se është realizuar ëndrra e tij që të shënojë hettrik në fanellën e klubit mbretëror.

Uellsiani ishte në sulm të Real Madridit duke parë mungesën e Cristiano Ronaldos dhe ky i fundit mund të thuhet se nuk la hapësirë bosh, pasi u mbulua për mrekulli nga zotëriu 100 milionë euro.
“Është gjithmonë kënaqësi që të shënoj, por është kënaqësi të shënoj hettrik në Bernabeu”.
“Gjithçka që kam pritur u bë realitet. Unë kam pasur nevojë për kohë pas mungesës në parasezonë, por tani po hyj në formë. Jam i kënaqur shumë. Tifozët dhe klubi janë fantastik”.
“Unë dua të përmirësohem dhe të punoj shumë e të mësoj nga më të mirët se unë, si Ronaldo. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe meriton Topin e Artë”, ka deklaruar Bale./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS