Arsenali ka filluar negociatat për transferimin e Alexandre Patos në muajin janar.
Sipas Lance!, Topçinjtë kanë bërë ofertë zyrtare prej tetë milionë eurosh për sulmuesin brazilian, mirëpo Corinthians dëshiron një shumë prej 12 milionë eurosh.
Pato ishte në Evropë gjatë viteve 2007-2013, kur barti fanellën e Milanit, mirëpo lëndimet e tij të shumta i detyruan Rossonerët që ta largonin nga skuadra.
Në janar të këtij viti, ai nënshkroi për Corinthians për 15 milionë euro, ndërsa tash e ka shansin që të kthehet në Evropë në rast se Arsenali arrin marrëveshje me klubin e tij aktual. /TS/






