Zyrtare : Bayern munichut ne ndeshjen kunder Dortmundit do ti mungoj ..??
Ribery mungon ndaj Dortmundit Bayern Munich do të jetë pa shërbimet e Franck Ribery për derin e fundjavës në Bundesliga, ndaj Borussia Dortmund. Mesfushori 30-vjeçar pësoi një lëndim të lehtë në brinjë në fitoren 3-0 të Francës ndaj Ukrainës të martën. Edhe pse Franca arriti ta përmbysë disavantazhin e ndeshjes së parë dhe të sigurojë vend në Botërorin 2014, kjo i kushtoi pasi Francezi tash do të mungojë në ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj rivalit të drejtpërdrejtë për titullin e Bundesligës. “Kjo është një gjë e hidhur. Vërtet doja të luaj në një ndeshje të madhe kundër Dortmund. Megjithatë, jam bindur se skuadra do të jetë e suksesshme edhe pa mua këtë herë”, ka thënë Ribery për faqen zyrtare të Bayernit. Bayern po ashtu do të jetë edhe pa të lënduarit tjerë Bastian Schweinsteiger, Claudio Pizarro, Xherdan Shaqiri dhe Holger Badstuber, edhe pse Jerome Boateng ka konfirmuar se do të jetë i gatshëm për derbin e të shtunës.






