RSS

Taulant Seferi : Ky eshte vec fillimi

Padyshim se 17-vjeçari nga Kumanova golin kundër Shkëndijës do ta mbajë mend një kohë të gjatë, duke pasur parasysh se ishte ky goli i parë i shënuar në elitën e futbollit në vend…..

Taulant Seferi me prejardhje nga Kumanova sot përballë skuadrës shqiptare të Shkëndijës ka shënuar golin debutues me fanellën e Rabotniçkit. Futbollisti 17-vjeçar që njëherit mbron edhe ngjyrat e Maqedonisë tek grupomoshat e reja ka mbetur i kënaqur nga ky gol dhe nga mundësia që iu dha nga ana e trajnerit Igor Angellovski.


“Vërtetë ndjenja pas shënimit të golit ka qenë e papërshkruar. Jam ndjejë shumë mirë, dhe tash mund të them se dalëngadalë po ndjehem si një futbollist profesionist. Te Rabotniçki jam adaptuar shumë mirë, ndërsa besoj se në të ardhmen do prisni edhe më shumë prej meje. Ky gol sot kundër Shkëndijës është vetëm fillimi” – tha për TS, 17 vjeçari Taulant Seferi.
Ndryshe Taulanti me fanellën e Rabotniçkit ka debutuar më 18 shtator në ndeshjen e Kupës kundër Novacit, ndërsa gjithashtu ishte pjesë e ekipit edhe kundër Bregallnicës. Ai shpreson se pas këtij momenti, do të 
marrë më shumë shansin nga ana e trajnerit Angellovski, pasi tashmë sheh veten mjaft të përgatitur për sfidat në elitën e futbollit vendor.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS