RSS

Silva: Votova për Messin

Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Thiago Silva, ka thënë se ia ka dhënë Lionel Messit votën kryesore për Topin e Artë këtë vit.
Ai ka thënë se e ka zgjedhur superyllin e Barcelonës vetëm për faktin se nuk kishte të drejtë të votojë për bashkëkombësin e tij, Neymar (edhe pse sipas rregullave të FIFA-s ai ka të drejtë t’ia japë votën kujtdo, përveç vetvetes).

Po ashtu, 29-vjeçari ka treguar se gjatë procesit të votimit e ka zgjedhur Zlatan Ibrahimovicin para Cristiano Ronaldos.

“Ishte keq se nuk mund të votoja për brazilianët. Neymar do të ishte i pari dhe do ta votoja veten të dytin”.

“Në vend të kësaj, votova për Messin si të parin, të dytin për Ibran për të gjithë golat që ka shënuar dhe Cristiano Ronaldon të tretin; ai nuk fitoi asnjë titull në sezonin e kaluar”, ka thënë Silva për Globoesporte.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS