RSS

Shqiperia do te rinovoj Stadiumin ' Qemal Stafa'

Kombëtarja shqiptare rrezikon të luaj jashtë vendit ndeshjet eliminatore te Euro 2016 pasi vendi ynë nuk ka një stadium që plotëson kriteret e UEFA-s. Eshtë vetë zv.presidenti i këtij institucioni, Theodoridis që pas një takimi me kreun e FSHF, Armando Duka dhe Ministren e Sporteve, Lindita Nikolla konfirmoi se rrezikohet seriozisht emigrimi i kombëtares jashtë vendi. I pyetur pas takimit ai tha se u informua për këtë çështje por një vendim për stadiumin Qemal Stafa apo për një zgjidhje tjetër i takon vetëm politikës duke “larë” duart për një përfshirje të UEFA-s në këtë projekt. Ndërkaq Duka deklaroi se problemi i stadiumit është real dhe se Shqipëria mund të mos luaj në Shtator në vendin tonë por dha shpresa se mund të gjejë zgjidhje me Bashkitë, konkretisht me Elbasanin dhe Shkodren stadiumet e të cilave me një rikonstruksion mund të bëhen të pranueshme për UEFA-n. Nga inspektimet në “Qemal Stafa”, “Loro Boriçi”, “Ruzhdi Bizhuta” dhe “Niko Dovana” dolën në konkluzion se asnjëri prej tyre nuk mund t’i përafrohet kritereve të vëna nga UEFA për ndeshje ndërkombëtare.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS