RSS

Pardeza: CR7 do të kujtohet në histori

Drejtori i futbollit te Real Madridi, Miguel Pardeza, e ka përshkruar Cristiano Ronaldon si një pikë kthese në historinë e futbollit.

Portugezi u lëndua në ndeshjen ndaj Almerias, në të cilën e shënoi golin e parë, ndërsa Pardeza shpreson që lëndimi i tij të mos jetë serioz falë dallimit që bën prania e tij në fushë.
“Lëndimi është një gjë e keqe dhe ne nuk mund ta dimë seriozitetin e goditjes derisa të marrim rezultatin nga skanimet, shpresojmë të mos jetë shumë keq”.
“Cristiano është një lojtar i jashtëzakonshëm, për të cilin kemi nevojë në fushë, jo jashtë saj”.
“Ai është një lojtar që do të regjistrohet si pika e kthesës në historinë e futbollit. Ne vetëm mund të jemi falënderues që ai është me ne”, ka deklaruar Pardeza. /Telegrafi/TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS